Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

12 prilli – Dita botërore e aviacionit dhe e kozmonautikës

Kozmonauti Aleksandër Aleksandrov: Që të kemi kozmonaut të tretë na duhet të kemi një ekonomi të fortë

Aleksandër Aleksandrov dhe Gjeorgji Ivanov

Shteti i gjashtë në botë me kozmonaut të vet të dalë në Kozmos dhe i treti, i cili ka krijuar ushqime kozmike – kështu kozmonauti i parë bullgar përshkroi rezultatet  nga ato 47 orë dhe 1 minutë, të cilat ai para 40 vjetëve i kaloi në Orbitën e Tokës.

Për nder  të astronautit të parë bullgar Gjeorgji Ivanov, i cili ka fluturuar më 10 prill 1979 bashkë me Nikolaj Rukavishnikov (BRSS)  në bordin e anijes kozmike “Sojuz 33”, Akademia Bullgare e Shkencave organizoi një festë, duke respektuar 5 kozmonautët e programit ndërkombëtar “Interkosmos”. Ndaj 4 astronautëve Vlladimir Remek nga Çekia, Ivan Bella nga Sllovakia, Bertallan Farkash nga Hungaria, Mirosllav Hermashevski nga Polonia dhe Pavell Vinogradov nga BRSS u bashkua dhe kozmonauti i dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov. “Brezi i ri duhet të kuptojë dhe të dijë se çfarë ka bërë shkenca kozmike bullgare”, iu drejtua gazetarëve Gjeorgi Ivanov, duke dhënë si shembull krijimin e pajisjes bullgare, e cila ka fluturuar në raketa kozmike, si dhe të sistemeve të reja për dy anije kozmike në kuadrin e programit “Bullgaria 1300”.

Me rastin e 40-vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar në hapësirën e Akademisë Bullgare të Shkencave ishin treguar fotografi të bëra gjatë përgatitjes së fluturimit dhe gjatë kohës së kaluar në Kozmos. Kurse profesori Cvetan Daçev demonstroi një aparaturë kozmike të krijuar në Institutitin  për studime kozmike dhe teknologji pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

“Njëri aparat ka fluturuar në Kozmos nga tetori i vitit 2014 deri në janar të vitit 2016 dhe është i fundit i cili është kthyer  nga Stacioni Ndërkombëtar Kozmik” – tregoi shkencëtari. “Pajisja mat rrezatimin, në të cilin janë ekspozuar kozmonautët, kur gjenden jashtë stacionit – atëherë mbrojtjen e tyre e sigurojnë vetëm skafandrat e tyre, prandaj dhe matjet tona janë kaq të rëndësishme për ta. Përveç kësaj, pajisja është një pjesë nga një platformë për shumë eksperimente – biologjike, kimike  e të tjera. Dhe kur kjo platformë kthehet në Tokë, ne analizojmë të dhënat dhe saktësojmë se çfarë pjese nga sporet, farërat e kështu me radhë kanë ngordhur. Pajisja e dytë është një maket, me qenë se ai origjinal po ndodhet në Orbitën e Marsit - ajo e mat rrezatimin kozmik atje dhe rezultatet mbërrijnë çdo ditë tek ne. Kurse pajisja e tretë, po kështu maket, aktualisht gjendet në Stacionin Ndërkombëtar Kozmik. Mbi ekranin e saj, kozmonautët mund të lexojnë se cili është rrezatimi i matur dhe në qoftë se ai është shumë i madh – për shembull kur Dielli lëshon më shumë protone sesa lëshon zakonisht, (këto periudha vazhdojnë disa ditë), ato ose duhet menjëherë të fshihen në bordin e anijes, ose të kthehen në Tokë.

Nga ana e vet, Aleksandër Aleksandrov tregoi sesi zbulimet në shkencën kozmike jo vetëm se mund ta bëjnë jetën tonë më komode, por dhe ta zgjasin.

Në sajë  të teknologjive kozmike, aparatet fluturuese tanimë mund të zhvillojnë shpejtësi nga 6-deri më 8 mijë kilometra në orë - kështu në të ardhmen  fluturimi nga Londra deri në Australi do të vazhdojë 4, jo si tani – 16 ose më shumë orë”, tha ai, duke shtuar se na pret një të ardhme inkurajuese me qenë se në Kozmos janë gjetur materiale të reja dhe ilaçe, të cilat do t'i sigurojnë njerëzimit një jetëgjatësi më të madhe. Nuk është larg koha, kur njeriu do të jetojë më shumë, mendon kozmonauti.

A do të fluturojë së shpejti në Kozmos dhe bullgar i tretë?

“Jo” përgjigjet në mënyrë lakonike  Aleksandër Aleksandrov. “Sepse akoma nuk kemi arritur në këtë etapë. Që të mund të kemi një kozmonaut të tretë duhet të kemi një ekonomi të fortë, një pjesëmarrje të fortë në programet kozmike dhe për më tepër të kemi një program të posaçëm shkencor, të paguar nga industria jonë. Por, ne akoma nuk jemi në këtë nivel”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA dhe Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD