Pushimorja bregdetare bullgare Sllënçev Brjag është vendpushimi më i lirë për turistët britanikë në mbarë Evropën. Çmimet aty janë me një të tretën më të ulëta se sa në pushimoren portugeze Algarve, e cila qëndron më afër pushimores bullgare në klasifikim.
Analiza është mbi bazë të nëntë treguesve, ndër të cilat çmime për fjetje, për të ngrënë, pije, etj. Në vendin e tretë britanikët e radhitin pushimoren turke Marmaris. Nga Asociacioni i Operatorëve Turistikë Britanikë theksojnë, se ndër anëtarët e tij shihet një interes i theksuar ndaj Bullgarisë dhe Turqisë.
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..
Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..
Shpella “Biserna” hapet për vizitorët nga 6 prilli, njoftoi Bashkimi Turistik Bullgar. Shpella më e gjatë dhe më e bukur në Pllajën e Shumenit - "Biserna" tërheq mijëra njerëz çdo vit. Rruga brenda është e gjatë rreth 800 metra në një drejtim...