Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borisov ndaj Michel Barnier: “Bullgaria është në etapë të përparuar të përgatitjes për Brexitin”

Foto: Zyra e Shtypit pranë Këshillit të Ministrave

“Bullgaria është në etapë të përparuar të përgatitjes për Brexitin. Kemi dy plane veprimi lidhur me tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja”-“me marrëveshje” dhe “pa marrëveshje”. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në një takim me Kryenegociatorin e BE-së mbi çështjet e Brexitit - Michel Barnier në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Munih. Sipas fjalëve të Borisovit Sofja këmbëngul për marrëveshjen për Brexitin, sepse ajo “garanton të drejtat e shtetasve dhe biznesit, buxhetin e BE-së, tërësinë e tregut unik dhe procesin paqësor në Irlandë”. “Për Bullgarinë në vend të parë janë të drejtat sociale dhe shëndetësore të qytetarëve”, nënvizoi Kryeministri. Ai shprehu përkrahje të plotë ndaj Kryenegociatorit të BE-së dhe e përshëndeti për punën e shkëlqyer të ekipit negociues.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari punohet më pak jashtë orarit në krahasim me vendet e tjera të BE-së

Bullgaria është vendi në BE me më pak orë shtesë pune, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Në vendin tonë, përqindja e punonjësve që kryejnë punë shtesë në vendin e tyre kryesor të punës, përkatësisht,..

botuar më 24-05-01 5.07.MD

Trafik i rënduar në kufirin me Greqinë

Intensiv është qarkullimi në pikën kufitare me Greqinë “Kulata-Promahon” në ditën e parë të serisë së festave, njofton korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Në të dy drejtimet – për në Greqi dhe për në Bullgari, ka më shumë makina pasagjerësh. Kalimi..

botuar më 24-05-01 1.08.MD

Parakalimi sindikal me rastin e Ditës së Punës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Majit, Konfederata e Punës “Podkrepa” organizon parakalimin e saj tradicional festiv në Sofje. Marshimi nis nga sheshi "Shën e Diela" i kryeqytetit për në muzeun "Toka dhe njerëzit", ku parashikohet një..

botuar më 24-05-01 11.26.PD