Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marija Jurukova i kthen bluzat e vjetra në sende të bukura

Përpara rreth 1 viti, Marija Jurukova zbulon kauzën e vet ekologjike – atë kujdes të vogël për natyrën me të cilën të kontribuojë që bota të bëhet një vend i shkëlqyer për të jetuar. Fushata “Thur me bluzë” lind në përgjigje të statistikës së mjerë, sipas së cilës industria e tekstilit është e dyta më ndotëse në botë. Por, konsumatorët mundin njëkohësisht të pakësojnë dëmet nga ky prodhim, në qoftë se zgjasin jetën e prodhimeve ose i përpunojnë.

"Unë vetë po ec në këtë drejtim dhe përdor materiale mbeturinore, që të krijoj një prodhim të ri", thotë Marija, e cila thur me fije prej bluzave të vjetra sende të bukura për shtëpinë dhe për vendin e punës. Tema është relativisht e panjohur, me qenë se mezi gjatë 15 vjetëve të fundit fillon mbiprodhimi serioz dhe konsumi i zmadhuar i tekstilit - shton ajo. Por, shumë të paktë janë ata të cilët e dinë se ai mund të riciklohet plotësisht. Mënyra më e shpërndarë për ta ndihmuar pakësimin e mbeturinave të tekstilit është të blejmë nga dyqanet të dorës së dytë, në vend që rrobat e bukura të shkojnë në plehra. Përveç kësaj tekstili si një izolues i mirë mund të përdoret në një sërë industrish, përfshi dhe në atë të automobilave."

Që të mund t'i përkushtohet kauzës “Thur me bluzë”, Marija e lë punën e saj të psikologes kriminele dhe krijon një online dyqan të vet për produkte ekologjike të punuara me dorë. Për një vit ajo arrin të grumbullojë afro 400 kilogramë rroba të vjetra, t'u dhurojë një të dhjetën prej tyre organizatave të tjera, të organizojë katër punishte për riciklimin e tekstilit, të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare, të fitojë vendin e parë në konkursin “Inovacion në veprim” dhe me të gjitha këto të mund të kursejë një sasi të madhe uji, kimikate dhe emisione të dëmshme. Krenaria e saj më e madhe është loja me karakter arsimues gEco, të cilën e krijon bashkë me psikologen për fëmijë Presllava Bikovska.

"Loja ka për qëllim të krijojë një sjellje ekologjike tek fëmijët – tregon Marija Jurukova. Tani për tani po e ushtrojmë, duke shkuar për vizitë nëpër shkolla, por njëkohësisht grumbullojmë mjete për krijimin e një platforme, përmes së cilës të mund të luhet dhe në distancë. Parimisht fëmijët nuk thellohen në një proces të veçantë, kur vetëm informohen, derisa përmes lojës sonë ne edhe i informojmë dhe i përfshijmë në proces. Kështu ata kryejnë misione në jetën reale, të lidhura me mbrojtjen e mjedisit dhe mësohen të ruajnë pastërti, t'i venë re plehrat në rrugë, dhe të mendohen se ku t'i hedhin dhe jo thjesht të dinë se ena e madhe e verdhë shërben për një mbledhje të ndarë të një farë mbeturine."

Sipas Marijes mënyra ekologjike e jetesës është një zgjedhje personale, e cila lidhet me faktin të mund të kujdesemi për veten tonë. Vetë ajo akoma si adoleshente vishet me rroba nga dyqanet e përdorimit të dytë dhe nuk e kupton se përse njerëzit japin kaq shumë para, përderisa mund të gjejnë një produkt me cilësi me një çmim shumë më të ulët. Në dyqanin ushqimor bën pazar me qese për përdorim të shumëhershëm dhe mundohet t'u shmanget prodhimeve prej plastiku.

"Mendoj se po rritet informimi dhe njerëzit gjithnjë e më shumë mendohen për sjelljen e vet kundrejt mjedisit rrethues – thotë Marija. Por me siguri ka akoma se çfarë të dëshirohet më në veçanti sa i përket plastikes. Prandaj dhe përmes fushatës sime kam për qellim të formoj një sjellje më përgjegjëse prej konsumatori. Me fjalë të tjera, duke blerë rroba ose ndonjë send tjetër, njeriu të mendohet nëse me të vërtetë ka nevojë prej tyre, prej çfarë dyqani bën pazar dhe se ku do të hedhë pas kohe prodhimet e panevojshme."

Në qoftë se doni t'i dhuroni Marijes rrobat tuaja të vjetra mund ta gjeni në rrjetin social. Në këtë mënyrë jo vetëm se do të silleni me përgjegjësi ndaj natyrës, por dhe do të kontribuoni për një rehati më të madhe dhe bukuri rreth nesh.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD

Mbi 900 fëmijë në vendin tonë janë në pritje të prindërve birësues, është dyfishuar numri i atyre që duan të birësojnë

Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..

botuar më 24-03-28 8.54.PD