Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vrasja e të pamundurës” – një libër kushtuar alpinistit bullgar Bojan Petrov

Foto: BGNES

Për nder të alpinistit të madh bullgar Bojan Petrov, i cili vdiq gjatë pranverës së vitit të kaluar gjatë ngjitjes së majës Shisha Pangma në Himalaje, u prezantua përmbledhja  “Vrasja e të pamundurës”.

Libri është vepër e legjendës së alpinizmit – italiani Reinhold Messner . Në të ai mbledh mbi 30 artikuj, në të cilat alpinistë të njohur nga e gjithë bota diskutojnë temën për kufijtë në alpinizëm. Autori i një prej tyre është Bojan Petrovi, të cilit Reinhold Messner ia përkushton librin e tërë. Premiera në Sofje u zhvillua më 7 shkurt – ditëlidnja e Bojan Petrovit.

Për mua është një kënaqësi të lexoj në këtë libër për një bullgar, i cili ecën nëpër malet e larta tetëmijëshe  kështu, si nëpër malet tona amtare. Ai qe një njeri jashtzakonisht i përpiktë dhe me qëllime të qarta“, komenton alpinisti i njohur bullgar Dojçin Vasilev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD

Vozitës i kanotazhit kajak nisin në fund të prillit në udhëtimin ujor "Jantra-Danub"

Nga 30 prilli deri më 3 maj 2024 do të zhvillohet edicioni i 56-të i rrugëtimit tradicional të kanotazhit kajak "Jantra - Danub", njofton Bashkimi Turistik Bullgar. Varkat kajak me dhjetëra vozitës do të nisen përgjatë rrjedhës së lumit Jantra për të..

botuar më 24-04-14 7.45.PD
Stojka Krësteva

EUBC prezantoi një film për kampionen tonë olimpike të boksit Stojka Krësteva

Federata Evropiane e Boksit (EUBC) prezantoi një film kushtuar kampiones sonë olimpike për femra nga Tokio, Stojka Krësteva . Filmi 48 minutash është episodi i gjashtë i vargut “Protagonistët”. Në të, Krësteva tregon për rrugën me gjemba drejt..

botuar më 24-04-12 8.05.MD