Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në tempujt e Trakisë së Egjeut akoma mbretëron shpirti bullgar

Kishat në Trakinë e Egjeut (një krahinë historiko-gjeografike, e cila sot është në territorin grek) kanë ruajtur frymën bullgare shekuj para Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane. Kur sipas fuqisë së Traktatit të Neuilly-sur-Seine në vitin 1919 Fuqitë e Mëdha shkëputën nga vendi Trakinë e Egjeut dhe Trakinë Lindore, dhe Krahinat Perëndimore, të populluara kryesisht me bullgarë, në Bullgari erdhën qindra mijë refugjatë. Pas kësaj katastrofe kombëtare, e cila jo vetëm që copëtoi territorin bullgar, por edhe dobësoi ekonominë e shtetit, tempujt e krishterë në trojet trake vazhduan të ruajnë historinë dhe fenë e paraardhësve.

Dimitër ShallapatovKjo është një hapësirë shpirtërore bullgare dhe duhet të jemi nihilistët më të mëdhenj për të mohuar”, mendon pasardhësi i të shpërngulurve nga Trakia e Egjeut Dimitër Shallapatov. Ai është këshilltar bashkiak në qytetin Haskovo, kryetar shumëvjeçar i Shoqatës Vendore Trake “Georgi Sapunarov” dhe kryesekretar i Bashkimit të Shoqatave Trake.

Të tillë si unë janë dhjetëra madje qindra mijë të lidhur me Trakinë e Egjeut dhe Trakinë Lindore – tregon Shallapatov. – Ne jemi pasardhës të refugjatëve nga ky rajon, të ashtuquajturat bullgarë nga Trakia. Dashuria jonë ndaj Trakisë, territorit tonë shpirtëror, vjen nga gjyshet dhe gjyshërit, të cilët flisnin me mall sidomos në vitet kur nuk kishim mundësit ta frekuentonim. Deri në çastin e fundit ata ëndërronin të ktheheshin aty, ku lindën. Personalisht unë u rrita me tregimet e gjyshes dhe gjyshit tim dhe për mua ishte e palejueshme që të mos shkoja në këtë rajon. Kur e pash me sytë desha të dokumentoj përjetimet.

Që në vitin 2008 në një konferencë shkencore në qytetin Kërxhali Dimitër Shallapatov paraqiti studimin “Vendbanimet e krishtera bullgare në Trakinë e Egjeut”, ndërsa në vitin 2011 studimi  doli si një libër me ilustrime “Vendbanimet e krishtera bullgare në Trakinë (e Egjeut) Perëndimore”. Në fillim të vjeshtës së vitit 2018 ai studioi historinë e 35 fshatrave,  ku edhe më sot ka tempuj ortodoks bullgarë.

Përveç vendbanimeve në të prezantova edhe kishat – tregon studiuesi. – Dhe pasi sivjet mbushen 100 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Neuilly-sur-Seine, i cili е shkëputi Trakinë Perëndimore, vendosa të prezantoj trashëgiminë kulturore që mbeti në ato troje.” Kështu lindi ideja të fotografojë historinë shpirtërore. Disa prej fotografive me tempuj dhe kisha bullgare u mblodhën në një ekspozitë dhe në një album luksoz, të cilin autori u dhuron bibliotekave të mëdha në vend. “Në galerinë e qytetit Haskovo kishte mundësi të prezantohen vetëm 40 kisha – shpjegon ai. – Ato janë më shumë, por paraqesim kishat më të ruajtura bullgare.” Sipas tij ndër  më të bukurat është “Shën Dëshmor Harallambi Çudibërësi” në fshatin Dervent (Avas) bekuar në vitin 1860. Kjo kishë mund të rivalizojë me kishën në Dedeagaç (Aleksandrupolis): 

Kisha “Shën Dëshmor Harallambi Çudibërësi”

Kjo kishë është më e madhërishmja sepse vetë fshati është një nga më të pasurit në rajon. Aty ka shumë ullishta, blegtoria dhe tregtia janë shumë të zhvilluara. Gjyshja më tregonte se toka aty është shumë pjellore dhe kjo jepej mundësi të mblidhen nga tri rendimente për vit.

Banorët ishin njerëz besimtarë dhe kur morën leje të ndërtojnë kishë të vet, grumbulluan para vetëm për dy vjet. Vendosën që kisha të mbajë emrin e Shën Harallambit, i cili jo një herë i shpëtonte nga fatkeqësitë. Në rajonin e fshatit të dikurshëm Dervent është edhe kisha shkëmbore “Shën Todor” e cila daton më se 1000 vjet.

Kisha shkëmbore “Shën Todor”

Kisha në Dogan Hisar, të cilën e frekuentuan stërgjyshërit e bashkëbiseduesit, gjithashtu ka një histori të pasur:

Ajo u ndërtua në vitin 1835 dhe u ruajt në pamjen autentike deri në vitin 1994. Kapiteni Petko Vojvoda u pagëzua në të në vitin 1844. Në lidhje me përvjetorin e 150-të të lindjes së tij, vet grekët vendosën ta rinovojnë. Në ekspozitë mund të shihet se si ajo dukej para dhe pas punimeve të meremetimit. Në vet Dogan Hisar ka afro dhjetë kisha të vogla të cilat mirëmbahen edhe më sot. Në Dervent gjithashtu. Në to mund të kryhen edhe shërbime."

Kisha në Dogan Hisar

Sipas studiuesit të historisë së refugjatëve nga Trakia, tempujt e dikurshëm bullgarë në Trakinë e Egjeut janë qindra. Një pjesë prej tyre janë të mirëmbajtur dhe aktiv, ndërsa në të tjerë kryhen shërbime vetëm në festat e patronit të kishës. Për fat të ketë ka edhe të tillë të cilët janë të braktisur dhe të lënë pas dore. Në ekspozitën në fjalë prezantohen ato në të cilat akoma mbretëron shpirtin bullgar. Autori ka ndërmend ta prezantojë edhe në qytetet Burgas, Varnë, Pllovdiv, ku ka diaspora të mëdha të pasardhësve të të shpërngulurve nga Trakia. Pritet që ekspozita të prezantohet edhe në Kuvendin Popullor të Bullgarisë në Sofje.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

“Ti je e mahnitshme” – na thotë një pasqyrë antike

Një vitrinë me pasqyra të vogla ritualesh është pjesë e një ekspozite kushtuar temës së bukurisë femërore në antikitet, të paraqitur në Muzeun Arkeologjik të qytetit të Burgasit. Ekspozita titullohet "Tekat përmes antikitetit. Shiko pasqyrën" dhe..

botuar më 24-03-10 8.05.PD
Zbarkimi në Svishtov.
Artisti: Nikollaj Dmitriev-Orenburgski

Gjashtë breza bullgarësh ruajnë kujtimin e atyre që vdiqën në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878)

Monumentet mbajnë të gjallë kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme të së kaluarës. Shumica e tyre tregojnë për sakrificën njerëzore, për tokën e lagur me gjakun e heronjve që mbrojtën atdheun. Kronistët mbledhin këto pjesë të historisë dhe i..

botuar më 24-03-03 4.15.MD
Karll pop de Satmari, 1870

Çlirimi i Bullgarisë përmes fotoobjektivit të fotografit rumun Satmari

Themeluesi i fotografisë rumune, fotografi Karll pop de Satmari, ishte bashkëkohës i Rilindjes Kombëtare Bullgare. Ai pati mundësinë të filmonte dhe të linte imazhe dokumentare të personaliteteve dhe ngjarjeve të njohura nga lufta bullgare për..

botuar më 24-03-03 5.05.PD