Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gratë në jetën dhe zemrën e Hristo Botevit

Imazhi i poetit, publicistit dhe revolucionarit të madh bullgar Hristo Botev fiton popullaritet të ri nëpërmjet një botimi kushtuar femrave në jetën e tij

I përshkruajnë gratë në jetën e poetit gjenial Hristo Botev si të jashtëzakonshme dhe magjepsëse. Ato nuk janë vetëm të bukura dhe të mençura, por edhe të përkushtuara idealeve të larta. Cilat janë ato dhe pse kanë mbetur në hijen e poetit? Nga të dhënat e pakta biografike, të cilat kanë arritur deri më sot, njohim deri diku imazhin e bashkëshortes së tij, Veneta. Shumë vite me radhë na bindnin se poeti dhe revolucionari i madh ka qenë i preokupuar kaq shumë nga ideja për çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha turke se në zemrën e tij nuk ka pasur aspak vend për dashuri ndaj ndonjë gruaje. Si dëshmi për këto pohime studiuesit theksojnë vjershën “Të dashurës sime të parë”, ku poeti i thotë së dashurës se nuk mund të mendojë për dashuri derisa populli i tij vuan. Mirëpo, po të shikojmë më thellë në krijimtarinë e Botevit do ta gjejmë dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. Pikërisht e tillë është ideja e botuesit Pllamen Totev, i cili ribotoi përmbledhjen e vjershave të poetit të dashur bullgar të Rilindjes, që ta zbulojë dashurinë, e cila frymëzon shkrimin e çdo një vargu.

Në librin, të cilin e titulluam “Të dashurës sime të parë”, siç titullohet vjersha e famshme e Botevit, ne publikuam të gjitha vjershat e tjera të poetit dhe treguam për rrethanat rreth shkrimit të tyre. Përfshimë edhe studimin e Ljudmilla Gabrovskës, ku rrëfejmë për femrat, të cilat i ka dashuruar Botevi. Ne u përpoqëm të paraqitim njeriun dhe jo imazhin e ftohtë nga manualet, sepse Botevi i ka pasur emocionet veta. Sqaruam edhe rrethanat, të cilat e kanë nxitur për t’u nisur në këtë rrugë dhe t’i shkruajë këto vjersha.

Sipas fjalëve të Pllamen Totevit ndër biografitë e Botevit nuk ka botim, ku të tregohet për femrat, të cilat e kanë frymëzuan poetin, dhe ta nënvizojë rëndësinë e tyre për zhvillimin kulturor të Bullgarisë. Në përmbledhjen e re Ljudmilla Gabrovska, nëpërmjet burimeve historike autentike, krijon me një saktësi të madhe imazhet e grave që kanë lënë gjurmë në zemrën e Botevit:

M. Goranova (Mina)P. ShushullovaNe e prezantojmë Botevin në një mënyrë më të ndryshme, si një burrë, i cili ka dashur dhe për të cilin dashuria ka qenë frymëzim. Ljudmilla Gabrovska arriti të zbulojë fakte pak të njohura. Libri është një botim i vogël dhe i bukur. Ilustrimet me ngjyra përbëjnë piktura të Ralica Dençevës, një piktore e njohur bashkëkohore. Në libër ka shumë fotografi autentike dhe fotografi të grave të dashuruara nga Botevi. Lexuesi jo vetëm se mund të shohë se si janë dukur, por edhe të mësojë për marrëdhëniet e tyre me poetin. Tri janë gratë, të cilat kanë lënë gjurmë në jetën e tij. E para është Parashkeva Shushullova, mësuese, e cila e ka mbaruar arsimin e saj në Rusi. Ajo ka qenë jashtëzakonisht inteligjente dhe e mençur dhe ndoshta këto janë vetitë të cilat e kanë tërhequr Botevin. Të dy u njohën në Rusi, më vonë u takuan në Kallofer, ku ajo ishte mësuese. I kanë parë shpeshherë së bashku, gjë që nuk i ka bërë përshtypje të mirë shoqërisë së mbyllur patriarkale të Kalloferit në atë kohë. Që atëherë marrëdhëniet mes tyre kanë dhënë shkas për dyshime se cilës ia ka përkushtuar Botevi vjershën “Të dashurës sime të parë”. Nëse kjo ka qenë Parashkeva Shushullova, apo e dashura tjetër e Botevit, Maria Goranova, ose Mina, siç e kanë quajtur të afërmit e saj.”

Sipas hipotezave të sotme kjo ka qenë Mina, sepse pikërisht ajo e ka pasur atë “zë të ëndërrt”, për të cilin bëhet fjalë në vjershë. Mina e ka marrë arsimin e vet në Pragë dhe megjithëse atje e ka pritur një karrierë të ndritshme muzikore, ajo ka preferuar të kthehet në Bullgari, sepse ka menduar se misioni i saj ka qenë për ta ndihmuar arsimimin dhe emancipimin e grave në atdhe, gjë që në atë kohë – gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, madje është dukur skandaloze.

Femra e tretë ka qenë Veneta, një grua shumë e fuqishme, e cila megjithë rregullat e shoqërisë konservatore është ndarë me të shoqin e parë dhe ka shkuar bashkë me fëmijën e vet në Rumani. Atje ajo e ka takuar Hristo Botevin dhe e ka përkrahur krejtësisht. I ka pranuar idetë e tij dhe e ka ndihmuar në rrugën e tij. “Ndoshta ky është ëndrra e realizuar për të dashurën e vjershës “Të dashurës sime të parë”, shënon Pllamen Totev dhe shton:

Veneta bashkë me djalin Dimitër dhe vajzën Ivanka

Në të vërtetë ne përpiqemi të dalim jashtë imazhit standard të Botevit, që të mund të trajtohet si një njeri prej mishi dhe gjaku. Ne nuk kërkojmë sensacion, por logjikë, fije të zhvillimit. Ky nuk është një vëllim i zakonshëm i fakteve të mbledhura, por është një tregim, nëpërmjet historisë së Botevit dhe dashurive të përjetuara nga ai.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Darina Grigorova dhe arkiv


Pjesë prej vjershës “Të dashurës sime të parë” në përkthim të Olimbi Velajit , publikuar në “Antologjinë e poezisë ballkanike”, Athinë 2006:


Lëre atë këngë dashurie

zemrës sime helmin mos ia shto

i ri jam, por harruar rinie

e po t’i kujtohem s’ rrëmojë

për çfarë urreva dikur i velur

e para teje me këmbë kam shkelur


Harro ato kohë kur unë qava

për tëndin shikim e psherëtimë

skllav isha atëherë, nën pranga

për një buzëqeshje tënden, një grimë

pa mend botën përçmova

ndjenjat në balt i krodha


Harro ato marrosje ti

në gjoksin tim dashuria është shuar

e s’mund ta zgjodh përsëri,

këtë humnerë të pikëlluar

plagët e kanë zënë

dhe zemrën ligsht marazi ia ka ngrënë!


Ti ke një zë të ëndërrt – je e re,

po a dëgjon si pylli po këndon?

I ndjen të mjerët si qajnë atje?

Këtë shpirti më kërkon

aty më çon zemra e plagosur

aty ku çdo gjë është gjakosur!...





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD