Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e Ambasadorit Momçill Rajçevski në Elbasan

Foto: mfa.bg

Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Tiranë Momçill Rajçevski dhe diplomatët e Ambasadës vizituan më 5 shkurt qytetin Elbasan, ku u takuan me Prefektin e Qarkut të Elbasanit Gledian Llatja, kryetarin e bashkisë së qytetit Qazim Sejdini, drejtorinë e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe me përfaqësuesit e komunitetit bullgar atje. Në takimin me prefektin dhe me kryetarin e bashkisë u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e turizmit, bujqësisë, arsimit dhe kulturës. Mysafirët prezantuan resurset e qytetit – ekonomike, natyrore dhe njerëzore, të cilat dëshmojnë se Elbasani ofron mjaft mundësi për bashkëpunim dhe zhvillim.

Theksi ishte vënë mbi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet të dyja shteteve. Kryetari i bashkisë Qazim Sejdini tregoi kujtimet e tij nga koha, kur ai ka filluar biznesin e vet me partnerë nga Bullgaria – në vitet e para të ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Të pranishmit u bashkuan rreth mendimit se tradita e mirë e bashkëpunimit duhet të inkurajohet dhe të zhvillohet më thellë në kushtet bashkëkohore. Ata diskutuan mundësinë për binjakëzimin e Elbasanit me ndonjë qytet bullgar me karakteristika të ngjashme.

Një mundësi tjetër për bashkëveprim, këtë herë në fushën e arsimit, ofrojnë dy shkollat profesionale dhe universiteti. Mund të mendohet për bashkëpunim me shkolla analogjike bullgare ose për organizimin e kualifikimeve pasuniversitare të studentëve dhe doktorantëve shqiptarë në Bullgari. Vizita në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” u realizua në një ambient shumë miqësor aq më tepër se disa nga profesorët kanë mbaruar arsimin e tyre të lartë në Bullgari. Rektori Profesor Skendar Topi shprehu kënaqësi për shkak të bashkëpunimit të mirë të universitetit të tij me universitete të ndryshme në Bullgari dhe për shkak të realizimit të projekteve për shkëmbim studentësh dhe profesorësh në kuadrin e programit “Erasmus+” dhe në kuadrin e marrëveshjeve dypalëshe.

Komuniteti bullgar është integruar mirë në shoqërinë shqiptare. Bullgarët respektohen si njerëz të zellshëm dhe të përkushtuar pas mësimit. Dua të them se isha befasuar në mënyrë të mirë kur para disa ditësh gjatë vizitës sime në Elbasan kryetari i bashkisë z. Sejdini duke më treguar qytetin me respekt më tregoi se shumica e shtëpive në Elbasan janë ndërtuar nga mjeshtrit nga Golloborda, të cilët janë të shquar si ndërtuesit më të mirë në Shqipëri. Në Universitetin “Aleksandër Xhovani” disa nga profesorët me krenari na thanë se kanë studiuar në Bullgari dhe në saje të kontakteve të tyre universiteti tani bashkëpunon me shkolla të ndryshme të larta në Bullgari dhe janë shumë aktivë në shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve. Nuk janë pak bullgarët nga Shqipëria, të cilët kanë studiuar tek ne në kuadrin e programit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ofrimin e bursave për pakicat kombëtare bullgare jashtë vendit. Shumica prej tyre kthehen në Shqipëri dhe me sukses integrohen në shoqërinë shqiptare” – janë fjalët e Ambasadorit bullgar në Tiranë z. Momçill Rajçevski, të lidhura me vizitën në Elbasan. “Dhe në fund dua të them se pothuaj çdo ditë në Tiranë në vende të ndryshme takojmë njerëz, të cilët kur kuptojnë se jemi bullgarë fillojnë të flasin në “gjuhën tonë” (“nashenski”), siç e quajnë bullgarët e Shqipërisë gjuhën e tyre”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holanda mbetet destinacioni kryesor për arsimimin e bullgarëve jashtë vendit

Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 60% krahasuar me vitin 2023, tregojnë të dhënat nga ekspozita "Edukimi botëror", njofton BNR Stara Zagora. Holanda vazhdon të jetë në pozitën..

botuar më 24-05-03 4.35.MD

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD

Çdo i dyti në Bullgari kërkon punë me pagë më të lartë

54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë është dëshira për paga më të larta. Këtë e tregon një studim i një kompanie fillestare bullgare që..

botuar më 24-05-02 2.08.MD