Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi “Akaga” me një projekt të madh multimedial me rastin e përvjetorit të tij të 27

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 9 tetor në sallën Nr 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës u mblodhën fansat e formacionit muzikor “Akaga”. Gjatë koncertit prej dy orësh në skenë u shfaqën rreth 18 muzikantë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e grupit gjatë karrierës së tij 27 vjeçare krijuese. Shumë valle, këngë të bukura dhe pjesë instrumentale e argëtonin publikun.

Georgi Velev – një prej trombetarëve, i cili është në “Akaga” që nga vetë krijimi i tij, na tregoi për seleksionimin e këngëve, të cilat përfshinë muzikantët në program, si dhe akoma informacion interesant për bandën muzikore:

Ne e bëmë zgjedhjen tonë nga gjithsej shtatë albume. Tani, me rastin e këtij koncerti incizuam akoma një të ri, në të cilin përfshimë këngë të paincizuara deri tani. Ai përfshin 11 pjesë dhe është në format CD. Ideja jonë ishte që të interpretonim këngë nga tri periudhat e grupit. Kështu bëmë një retrospeksion. Për këtë qëllim ftuam edhe muzikantët, të cilat kanë marrë pjesë në grupin tonë gjatë viteve të kaluara. E filluam koncertin me pjesët tona instrumentale, sepse para 27 vitesh startuam si formacion instrumental. Pas kësaj fansat tanë dëgjuan edhe këngë nga periudha e mesme me instrumentistët përkatës, që atëherë bënin pjesë në grup. E përfunduam koncertin me përbërjen e tanishme të grupit. Kur u grumbulluam, ne ishim në moshën 17-18 vjeç dhe të gjithë kishim kaluar përmes arsimit klasik muzikor. Mendoj se kjo është me rëndësi, edhe pse në disa momente mund të na kufizojë. Mirëpo, pikërisht arsimi muzikor na mësoi të jemi të disiplinuar. Kjo ishte me rëndësi për ne. Albumi ynë i parë ishte krejtësisht instrumental, por jam i qartë se edhe sot tingëllon në një mënyrë aktuale dhe moderne.”


Posaçërisht për koncertin nga Vancouver i Kanadasë mbërriti Kristijan Aleksandrov (bateri) dhe Jasen Vellçev (piano), gjithashtu ish anëtar i grupit. Kalin Veljov (perkusione), Ognjan Veskov (kitarë), Cvetan Nedjallkov (kitarë) dhe Emill Taslev (bateri), gjithashtu ishin ndër instrumentistët e ftuar. Vetëm Georgi Kornazov – një prej themeluesve kryesorë të grupit, nuk arriti të bëjë pjesë bashkë me ne në koncert. Ai është një prej muzikantëve më të shquar të stilit xhaz në Francë gjatë 25 viteve të fundit.

Gjatë viteve të kaluara muzikantët nga “Akaga” kanë interpretuar në festivale te ne dhe jashtë, përfshi këtu dhe në Montrjo. Kanë dhënë koncerte edhe në Rusi, në Balshoj Teatër, bashkë me Filarmoninë e Sofjes dhe “Misterin e Zërave Bullgarë”.

Tashmë 11 vite në “Akaga” bëjnë pjesë Krasimir Kurtev (bas, vokal), Ivo Kazasov (trumpet, vokal), Krasimir Kirillov – Xhoxho (trombon, vokal), Dimitër Mitev-Dëndi (bateri), Petër Gllavanov (kitara), Kalin Petrov (piano).

Koncerti më 9 tetor ishte një prej më të bukurave dhe ishte multimedial.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD