Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kush e donte pavarësinë e Shqipërisë?

Botimet e studimeve të Dr. Teotoda Tolevës në bullgarisht
Foto: arkiv

Festat kombëtare sidomos ato të shpalljes së pavarësisë na bëjnë të krenohemi me identitetin tonë. Këto janë ditët kur lavdërojmë sakrificën e heronjve të kombit të cilët kanë krijuar kushtet e lirisë dhe pavarësisë. Në këto ditë festive çdo gjë është pozitive dhe askujt nuk i vjen ndërmend të ankohet me anët e dobëta të shtetit dhe gabimet e politikanëve. Dhe kjo është normale, sepse kryesisht këtu në Ballkan sikur na kanë ngelur vetëm këto ditë krenarie. Por harrojmë të komentojmë dhe një çështje tjetër. Për sa u përket vendeve të Ballkanit kjo është kush luante me fatin tonë në fund të shek. XVIII-të dhe në fillim të shek. XIX-të?

Me rastin e Ditës së Flamurit kësaj radhe nuk do të komentojmë vetëm bashkëpunimin shqiptaro-bullgar në rrugën drejt pavarësisë së Shqipërisë. Do të diskutojmë dhe po ashtu çështjen për ndikimin që kanë pasur Fuqitë e Mëdha në procesin e konsolidimit të kombit shqiptar. Kjo ide lindi pasi në Bullgari u promovua libri “Ndikimi i Austro-Hungarisë në krijimin e kombit shqiptar 1896-1908” të historianes bullgare Teodora Toleva. Kjo e fundit u nda nga jeta në moshë të re disa vite më parë. Për të mësuar detajet rreth librit të znj. Tolevës ne u takuam me Prof. Georgi Markov, pedagog të historisë së re dhe bashkëkohore në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”.

Z. Markov pse autorja flet për kombe të krijuara një herë në mënyrë të natyrshme, dhe herë tjetër – në mënyrë artificiale? Çfarë lloj kombi janë shqiptarët?

Prof. Georgi Markov Foto: BGNES“Gjatë shekullit të XIX-të krijohen kombe politike dhe kombe etnike. P.sh. Franca është shembulli klasik i kombit etnik. Për sa u përket kombeve politike në Ballkan këto janë kombi turk i Qemal Ataturkut. Ndërsa Titoja krijoi dy kombe politike brenda Jugosllavisë – boshnjakët dhe maqedonasit. Derisa libri i Dr. Teotoda Tolevës flet për kontributin e politikës austro-hungareze në Ballkan në krijimin e kombit shqiptar. Pra, në kuptimin e një kombi të bashkuar, sepse atëherë shqiptarët ishin ndarë për nga feja – myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, dhe po ashtu të ndarë në fise të ndryshme. Autorja është bazuar në dokumentet austro-hungareze. Bëhet fjalë për raportet si të ministrave ashtu dhe të konsujve të perandorisë. Në këto raporte shkruhet se shqiptarët nuk janë bashkuar në një komb të tyre megjithëse në këto troje jetojnë njerëz të cilët kanë një të përbashkët dhe ku po lind një gjuhë e njësuar. Austro-Hungaria duke qenë perandori e fortë dhe për ta kundërshtuar ndikimin e Rusisë në Ballkan nga njëra anë, dhe nga tjetra ndikimin e Italisë në Adriatik, është përpjekur të kontribuonte në formimin e kombit shqiptar. Ashtu që ky i fundit të jetë nën influencën ekonomike e politike të Austro-Hungarisë.”

Perandoria Austro-Hungareze a e ka arritur qëllimin e saj?

“Po. Duke i parë gjërat në perspektivën e atëhershme, mund të përfundojmë se Austro-Hungaria, si dhe Italia kanë kontribuuar në krijimin e shtetit shqiptar. Këtë e kanë bërë në Konferencën e Paqes në Londër 1912-1913. Atëherë në Aleancën Ballkanike të përbërë nga Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia kundër Perandorisë Osmane, nuk ishte parashikuar shteti shqiptar. Por sepse Austro-Hungaria dhe Italia nuk donin që Serbia të lagej në Adriatik, këto dy fuqi të mëdha në Konferencën e Londrës i dhanë startin krijimit të shtetit shqiptar. Nënkuptohet, jo në kufijtë e tij të natyrshëm, pra pa Kosovën e cila ishte anëtarësuar nga Serbia, dhe pa Epirin e Jugut, i cili i ishte dhënë Greqisë.”

A luan Bullgaria ndonjë rol indirekt në krijimin e shtetit shqiptar?

“Sigurisht se po. Bullgarët dhe shqiptarët kanë bashkëpunuar në lëvizjen çlirimtare, sepse Serbia ka bërë përpjekje të okuponte jo vetëm Kosovën dhe Metohinë, por dhe Maqedoninë e Vardarit, ku dominonte popullsia bullgare. Sidomos më 1913 pasi Bullgaria e ka humbur Maqedoninë e Vardarit, atëherë dy organizatat tona revolucionare kanë bashkëpunuar dendur. Vitin e kaluar shënuam përvjetorin e 100-të të Kryengritjes së Ohrit dhe Dibrës. Një vit pas shpërthimit të tij ka pasur dhe një kryengritje tjetër në Vallandovë kur bullgarët krah për krah me shqiptarët kanë luftuar kundër okupimit të serbëve. Bile Dr. Teodora Toleva në librin e saj “Ndikimi i Austro-Hungarisë në krijimin e kombit shqiptar” ka sjellë të dhëna se në Maqedoninë Veriperëndimore ku bien Dibra, Tetova dhe Gostivari, ka qenë njëra nga qendrat e lëvizjes revolucionare të shqiptarëve, tjetra ka qenë në Sofje ku në fund të shekullit të XIX-të botohej një gazetë në gjuhën shqipe. Pra, Bullgaria duke qenë një shet i pavarur vazhdimisht i ka mbështetur shqiptarët në konsolidimin e shtetit të tyre dhe kjo sepse gjithmonë kemi qenë me fat të përbashkët. Bashkëpunimi bullgaro-shqiptar ka tradita historike.”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Botev, Ivan Drasov dhe Nikolla Sllavkov

Hristo Botev, Kryengritja e Prillit dhe "Komitetet Sllave"

Kujtimet e pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë janë të shumta, shpeshherë kontradiktore, por letrat dhe dokumentet për Kryengritjen e Prillit, që flasin për çështjen e Çlirimit të Bullgarisë, krijojnë një pamje më të gjerë të ngjarjeve,..

botuar më 24-06-02 9.30.PD

U përmbush vullneti i fundit i Mbretit Ferdinandit - shtëpia e tij e përjetshme të jetë në Bullgari

76 vjet pas vdekjes së tij, mbreti i parë bullgar i Mbretërisë së Tretë Bullgare, Ferdinandi i Parë, u kthye në shtëpi, në Pallatin "Vrana", gjë me të cilën u përmbush vullneti i tij i fundit. Në testamentin e tij ai shkruante se dëshironte të..

botuar më 24-05-31 7.30.PD
Mbreti Ferdinand

Eshtrat mortore të mbretit Ferdinand do të transferohen në Sofje

Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..

botuar më 24-05-27 8.57.PD