Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Portieri i skuadrës kombëtare Nikollaj Mihajllov u shpall futbollist i vitit

Nikollaj Mlladenovi renditi ndër futbollistët më të mirë të Bullgarisë
Foto: BGNES
Fundi i vitit është kohë për klasifikime dhe dekorime të shumta, por një nga dekoratat më të pritura në Bullgari mbetet “Futbollist i vitit”. Ajo jepet pa ndërprerje që nga viti 1961 e këtej, kurse mbajtës të saj janë bërë lojtarët legjendarë bullgarë si Georgi Asparuhov, Hristo Stoiçkov dhe Dimitër Berbatov.

Pasi vjet mbeti në vendin e tretë në klasifikim, gjatë vitit 2011 Nikollaj Mlladenov arriti ta heq nga vendi i parë Dimitër Berbatovin dhe mori dekoratën prestigjioze për herë të parë në karrierën e vet. Portieri i skuadrës kombëtare bullgare të futbollit dhe të skuadrës holandeze “Tvente” mblodhi 224 pikë gjatë votimit dhe kështu ia kaloi kapitenit bullgar dhe futbollist të skuadrës angleze “Astën Villa” Stiljan Petrov. Pavarësisht se gjatë kohës së dekorimit të vjetshëm, sulmuesi i “Mançestër Junajted” dhe mbajtës i 7 dekoratave “Futbollist i vitit” Dimitër Berbatovi iu drejtoj apel gazetarëve të mos të votojnë më për të, ai u rendit i treti në klasifikim me 196 pikë.

Nikollaj Mihajllov e mori dekoratën nga babai i tij – portieri legjendar i Bullgarisë në Kampionatin botëror gjatë vitit 1994 Borisllav Mihajllov. “Jam jashtëzakonisht krenar se, 25 vjet pas meje dhe djali im bëhet futbollist i vitit”, deklaroi Borisllav Mihajllov në ceremoni dhe shtoi se është i kënaqur nga fakti se, pas kaq vjetëve përsëri demonstrohet respekt dhe njohje ndaj postit më të vështirë në lojën e futbollit – të portierit.

Nikollaj Mihajllov nuk e fshehu gëzimin e tij nga dekorata e fituar, por e falënderoi dhe rekordmenin Berbatov dhe shtoi se, akoma 10 dekorata për sulmuesin do të qenë të merituara. “Kjo dekoratë vetëm do të më detyrojë të punoj me një këmbëngulje më të madhe dhe gjatë vitit të ardhshëm”, tha akoma portieri i ri. Gjatë vitit 2011 ai fitoi dekoratën për një stazh më të mirë në Holandë dhe shënoi një stinë të shkëlqyer me shumë pak gol të lëshuar. Gjatë ceremonisë solemne në Sofje Mihajllovi deklaroi se, dekorata bullgare është më e vlefshme për të bile dhe nga njohja në Holandë. Portieri e falënderoi dhe trajnerin e vet të parë nga “Levski Sofja” – Stanimir Stoillov, si dhe Hristo Stoiçkovin, i cili ishte dhe trajneri i parë i Mihajllovit në skuadrën kombëtare.

Mihajllovi i mahniti tifozët e futbollit gjatë vitit me prezantimin e vet të mirë në “Tvente” dhe meritoi votat e gazetarëve. Gjatë muajit maj ai u zgjodh për portier më të mirë në kampionatin e Holandës, duke kaluar Maarten Stekelenburg nga “Ajaksi”. Bashkërisht me “Tventen” Mihajllov fitoj Kupën dhe Superkupën e Holandës dhe regjistroi një numër rekord prej 13 ndeshjeve të kampionatit pa një gol të lëshuar. Me shfaqjet e tij të shkëlqyera portieri tërhoqi vëmendjen dhe të skuadrave prijëse evropiane si “Totnëm”. Mediat sportive në Evropë pohojnë se interes ndaj bullgarit kanë akoma “Milan” dhe “Barcelona” kurse vetë Mihajllovi deklaroi se, do të gëzohet me gjithë zemër në qoftë se bëhet portier i klubit italian “Milan” gjatë verës së ardhshme.

Dekorata “Futbollist i vitit” është një farë bilanc për nivelin e futbollit bullgar. Pavarësisht nga loja e dobët të skuadrës kombëtare bullgare gjatë vitit, adhuruesit e sportit presin një prezantim të denjë të skuadrës tonë kombëtare gjatë vitit 2012, kurse Nikollaj Mihajllov është një nga futbollistët, prania e të cilit në teren garanton emocione të mëdha dhe rikujton për madhështinë e futbollit bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Aleksandër Markov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zviceranët i hodhën themelet e edukimit fizik në Bullgari

Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” dhe Ambasada e Zvicrës në vendin tonë dhe iu kushtua 130 vjetorit të ardhjes së..

botuar më 24-05-17 6.34.MD

Petër Stojçev notoi ngushticën Mollokaj për gati 19 orë

Notari bullgar i ujërave të hapura Petër Stojçev shtoi në hapësirat detare të notuar prej tij ngushticën e Havait Mollokaj. Në Facebook ai shkroi: “Nga errësira në errësirë! notova ngushticën më të vështirë dhe më të gjatë të vargut të Shtatë..

botuar më 24-05-16 10.19.PD
Karllos Nasar

Peshëngritësit bullgarë do të marrin pjesë në Olimpiadën e Parisit

Peshëngritësit bullgarë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, pasi Ministria e Rinisë dhe Sporteve gjeti një mënyrë për t'i financuar ato, bëhet e qartë nga një njoftimi i dikasterit. Prania e fituesve të kuotave olimpike Karllos Nasar,..

botuar më 24-05-15 2.07.MD