Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në kampionatet botërore të futbollit

Me golin e Stojçkovit në ndeshjen kundër Gjermanisë në Kampionatin botëror SHBA 1994 Bullgaria u klasifikua për gjysmëfinalet
Foto: arkiv
Që prej katër vitesh mijëra admiruesit e futbollit presin kampionatin e radhës botëror. Për herë të parë Botërori zhvillohet në Afrikë, dhe më saktë në Republikën e Afrikës së Jugut. Herën e radhës skuadra përfaqësive bullgare mbeti jashtë 32 ekipeve, që do të rivalizojnë për titullin.

Nga 19 kampionate gjithsejtë, duke përfshirë edhe atë të fundit në Republikën e Afrikës së Jugut, skuadra kombëtare bullgare u klasifikua për 7. Për herë të parë kjo ishte në vitin 1962 në Kili, ndërsa për herën e fundit – në vitin 1998 në Francë. Duke kaluar përmes verës së çmendur amerikane të vitit 1994, kur skuadra përfaqësive bullgare u klasifikua për gjysmëfinalet dhe zuri vendin e katërt. Vetëm një herë deri atëherë, në vitin 1986 në Meksikë, bullgarët kapërcyen fazën e grupeve. Atëherë ata arritën deri te çerekfinalet. Në vitin 1994 në kampionatin e SHBA-së, futbollistët e talentuar bullgarë Stoiçkov, Leçkov, Ballëkov, Kostadinov, Mihajllov etj, të udhëhequr nga trajneri Dimitër Penev, dështuan parashikimet paraprake dhe vetëm pak nuk iu mjaftua që të luajnë në final. Në ndeshjen me Italinë, arbitri francez Kinju përkrahu skuadrën italiane. Në minutën e 70-të, kur rezultati ishte 2 me 1 për Italinë, Alesandro Kostakurta e ndaloi topin me dorë në fushën e penaltisë. Mirëpo, arbitri nuk gjykoi, se kishte penalti. Në fund të fundit ndeshja përfundoi me humbje për Bullgarinë me 1 me 2. Në ndeshjen për vendin e tretë Bullgaria pësoi humbje nga Suedia me 4 me 0 dhe mbeti e katërta në klasifikimin përfundimtar. Me 6 golat e shënuara, Hristo Stoiçkovi u bë gol-mjeshtri i kampionatit, së bashku me rusin Oleg Salenko, i cili gjithashtu kishte 6 gola.

Për fat të keq brezi i artë i vitit 1994 vetëm një herë pas kësaj luajti në finalet e Botërorit – në vitin 1998 në Francë, ku nuk arriti të ripërtërijë suksesin amerikan. Që atëherë e deri më sot, me gjithë shfaqjen e talenteve të rinj si Berbatovi, Martin Petrovi, Stiljan Petrovi, Ivankovi etj., gjithnjë bullgarëve diçka nuk u mjafton që të klasifikohen për forumet më prestigjioze futbollistike botërore. Në kualifikimet e fundit Bullgaria ishte në një grup me Italinë, Malin e Zi, Gjeorgjinë, Irlandën dhe Qipron. Viza për Republikën e Afrikës së Jugut fitoi Italia. Bullgarët u radhitën në vendin e tretë pa të drejtën e barazhit për pjesëmarrje në finalet.

Tifozët bullgarë dhe më në veçanti futbollistët profesionalë, me interes do të ndjekin ndeshjet në Republikën e Afrikës së Jugut. Një vëmendje serioze do t’u kushtohet ndeshjeve të Anglisë dhe Zvicrës, me të cilat jemi në një grup kualifikues për Kampionatin Evropian në vitin 2012 në Poloni dhe Ukrainë. Që gjatë kësaj vjeshte bullgarët do të luajnë ndeshjet e para të këtyre kualifikimeve. Dhe ndoshta futbolli prandaj është një lojë e preferuar – përveçse është një sport masiv, ata që e praktikojnë dhe tifozët gjithnjë shikojnë në të ardhmen me shpresë, te ndeshje të reja dhe fitore të reja.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Boksieri Radosllav Rosenov fitoi një kuotë për Olimpiadën në Paris

Nënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun në Bangkok. Kështu ai u bë boksieri i pestë bullgar me kuotë për lojërat në Paris. Te femrat..

botuar më 24-05-31 1.54.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov me fitoren e dytë në Roland Garros

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi hungarezin Fabian Marozhan me 6:0, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të Roland Garros. Gjatë gjithë ndeshjes ai dominoi kundërshtarin e tij. Në raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Francës Grigor..

botuar më 24-05-30 6.49.MD

Kryeministri i Nepalit dekoroi alpinisten bullgare Sillvija Azdreeva, e cila u ngjit në Everest

Bullgarja Sillvija Azdreeva , e cila u ngjit në Everest më 15 maj 2022, mori një njohje të madhe për arritjen e saj, duke u dekoruar personalisht nga Kryeministri i Nepalit. "Në një ceremoni solemne, pata mundësinë e rrallë të merrja personalisht..

botuar më 24-05-29 6.24.MD