Mjeshtrit e Vracës ndërtuan një kishëz në zgavrën e një mani

Një kishëz e formuar në zgavrën e një peme të vjetër të manit në oborrin e Muzeut Etnografik në Vraca është dhurata e Pashkëve që mjeshtrit nga Kooperativa Veri-Perëndimore e Artizanatit të Vjetër u bënë bashkëqytetarëve të tyre për Pashkët.

Një ikonë e Nënës së Shenjtë në pemë është vendosur në zgavrën natyrore, si dhe një panel me gdhendje ikonostasi, një kryq metalik dhe një shandan, raportoi korrespondentja e BNR në Vraca Iva Antonova. Është fakt mbresëlënës që mani është i gjallë dhe rrëzë kishës janë mbjellë lastarë, duke e plotësuar ikonostasin me bukurinë e gjelbër natyrore të degëve të reja.

“Historia e kishës së vogël është një histori besimi dhe ringjalljeje”, thotë Kuman Zhekov, mjeshtër poçari dhe kryetar i kooperativës.


Още от БНР уеб